Lajme

Yjtë kosovarë të Everestit në pritje të mjeteve të premtuara

Dy alpinistët kosovarë, Nazmi Hasanramaj e Arineta Mula, e kanë kryer misionin - pushtimin e majës më të lartë në botë, Everest (8.848 m/lmd), mirëpo ende jo edhe institucionet që u kishin premtuar mbështetje financiare për ekspeditën e tyre.

Alpinistët janë në përfundim të këtij rrugëtimi, përkatësisht rrugës për kthim në Kosovë pas ngjitjes së Everestit të hënën në mëngjes. E në përfundim të realizimit të premtimeve, thonë se janë edhe institucionet që kishin premtuar mjete para nisjes së tyre për në Nepal, shkruan sot Koha Ditore.

Presidenca e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Komuna e Prishtinës kanë konfirmuar gatishmërinë për përkrahje, por mjetet ende nuk janë bartur. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.