Lajme

Alpinistët nga Kosova arrijnë në kampin bazë të Everestit – Dita 16

Descriptive Text

Ekspedita e KAP-it për në Everest ka arritur në Kampin Bazë të Everestit (Everest Base Camp) në 5380 metra lartësi mbidetare.

Anëtarët e ekipit, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, tash kanë nisur fazën e përshtatjes me kushtet ashpra klimatike, duke u aklimatizuar me të ftohtin dhe rrallësinë e oksigjenit në atë lartësi. Janë në proces të zhvillimit të ushtrimeve teknike në akullnajë.

Sipas planit, këto stërvitje do të vazhdojnë deri nga java e ardhshme, kur pritet se do të ngjiten drejt Kampit 1, që gjendet në 6004 metra lartësi mbidetare. Kjo, natyrisht, nëse aklimatizimi shkon mirë dhe nëse kushtet atmosferike e lejojnë një gjë të këtillë.

Kushtet aktuale atmosferike, nuk po lejojnë lëvizje të shumta të ekipit, për shkak të ortekëve si dhe për shkak të temperaturës së ulët që bie deri në minus 28 shkallë të Celsiusit.

Për javën tjetër është paralajmëruar përmirësimi i motit.

Me këtë ngjitje, alpinistët kosovarë tashmë i kanë kaluar këmbë rreth 40 kilometra, nëpër të cilët kanë shtegtuar në ngjitje e zbritje të kohëpaskohshme, për nevoja të aklimatizimit.

{gallery}