Euro 2024

Xhaka, ylli i pjesës së parë për Zvicrën

Granit Xhaka

Granit Xhaka është faktori kryesor i lojës dominuese të Zvicrës ndaj Hungarisë pas pjesës së parë.

Zvicra po udhëheq 2:0.

Xhaka ndërkohë është lojtari me më së shumti prekje (55), më së shumti pasime të kompletuara (48) dhe më shumë pasime (12) në pjesën afër golit të kundërshtarit.

Gjithashtu, ylli i Leverkusenit pati nëntë pasime që thyen linjën e mbrojtjes hungareze, më së shumti në ndeshje.

Lexo përditësimet tjera
zvicra

Zvicra e fillon me fitore Evropianin

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shkëlqyer në pjesën e parë, por ka vujatur në të dytën.  Megjithatë...