Euro 2024

Vertonghen mbështet Lukakun

v & l

Mbrojtësi Jan Vertonghen është duke e mbështetur Romelu Lukakun që të shkëlqejë në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”, pavarësisht paraqitjes ndaj Sllovakisë.

Lukaku humbi disa raste të mira shënimi në disfatën 1:0 nga Sllovakia. I realizoi dy gola por që iu anuluan për ofsajd e lojë me dorë.

“Kam shumë besim te Lukaku, veçanërisht në aspektin mendor dhe të cilësisë. Romelu i pëlqen këto momente kur presioni dhe fokusi janë tek ai dhe të shtunën jam i sigurt se do të gjejë rrugën për të shënuar. Mund të kesh përfundimin më të mirë në stërvitje, por në ndeshje presioni është aty. Por ne kemi të gjitha cilësitë në ekip për t'u rikuperuar”, u shpreh Vertonghen.

37-vjeçari ka theksuar se gjithë futbollistët e Belgjikës janë të zhgënjyer me disfatën ndaj Sllovakisë.

“Natyrisht, skuadra është shumë e zhgënjyer pas rezultatit të djeshëm. Ju gjithmonë dëshironi që ndeshja e parë në një turne të largojë pak presionin, por tani presioni është ndoshta edhe më i madh dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të zhgënjyer”, ka potencuar Vertonghen.

Mbrojtësi i Anderlechtit është duke u përballur me një lëndim dhe pritet që t’i bashkohet Belgjikës së shpejti.