Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Shaqiri lë pas dëmtimin, i gatshëm për Evropianin

Xherdan Shaqiri - Zvicra

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri pritet të jetë gati për Evropianin e 2024-tës.

Shaqirit të hënën i është shfaqur një lëndim i vjetër por sipas disa rezultateve mjekësore u zbulua se lëndimi i Shaqirit nuk është i rëndë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

32-vjeçari ishte në Rennbahnklinik në Muttenz BL për ekzaminime mjekësore pasi klubi i tij Chicago Fire e liroi atë një javë më herët se sa ishte planifikuar.

Shaqiri të mërkurën do të jetë i gatshëm për t’i u bashkuar Zvicrës në kampin përgatitor, shkruan të martën gazeta zvicerane “Blick”.

Të hënën ka nisur grumbullimi te Zvicra, ndërsa 23 lojtarë aktualisht janë paraqitur në kampin përgatitor.

Mësohet se Shaqiri do të stërvitet ende individualisht në ditët e para të kampit përgatitor.

Zvicra ndeshjen hapëse të Evropianit 2024 do ta ketë me Hungarinë më 15 qershor. Ndërsa më 19 qershor do të përballet me Skocinë, dhe me 23 qershor do ta ketë kundër Gjermanisë.