Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

“Blick”: Shaqiri, i domosdoshëm te Zvicra

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është i domosdoshëm për Përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Kështu ka vlerësuar mediumi i fuqishëm zviceran “Blick”, në një analizë për lojtarin kryesor ofansiv të helvetikëve.

Zvicra po bëhet gati për “Euro 2024”, ndërsa të martën mbrëma fitoi 4:0 në miqësore ndaj Estonisë.

Pas tri ditësh luan miqësore tjetër me Austrinë, ndërsa më 15 qershor e ka ndeshjen e parë në Evropian, ndaj Hungarisë.

“Asnjë lojtar i Zvicrës nuk është shfaqur më shumë se Xherdan Shaqiri në ngjarjet e mëdha. Ndaj Estonisë kishte shenja të rëndësishme që ai do të jetë gati për ekipin nacional në Gjermani”, shkruan “Blick”.

Shaqiri shënoi nga pika e bardhë ndaj Estonisë. Dhe atë vetëm në tentimin e dytë. Ishte goli i 31-të i Shaqirit në 122 paraqitje me Zvicrën. Por goli ishte i rëndësishëm për t’i ofruar 32-vjeçarit ndjenjë të mirë para Evropianit në Gjermani.

Edhe Startues apo jo, Shaqiri do të jetë i rëndësishëm te Zvicra Euro 2024 Startues apo jo, Shaqiri do të jetë i rëndësishëm te Zvicra

Ishin miqësoret në mars që dëshmuan se sa e varur është Përfaqësuesja e Zvicrës nga Shaqiri kur është fjala te shënimi i golave. Ai në momente ishte brilant, dhe momente të tilla i duhen Zvicrës në Gjermani.

Ka pasur shumë pyetje për nivelin e Shaqirit pasi ai  u transferua në SHBA në dimrin e vitit 2022. Prej fillimit të këtij viti ai luajti vetëm 745 minuta për Chicagon. U paraqit në 12 ndeshje. Ritmi mund t’i mungojë, por Shaqiri mund të jetë më i freskët se lojtarët e tjerë të Zvicrës që kanë luajtur mbi 50 ndeshje gjatë edicionit tashmë të përfunduar.

“Distanca e vrapuar mund të jetë e shkurtër, pjesërisht për shkak të moshës, dhe pushimet mes paraqitjeve mund të jenë më të gjata. Por numri 23 është ende i domosdoshëm.  Natyrisht, Estonia është rivale inferiore. Të flitet për shkëlqim do të ishte e ekzagjeruar. Por Shaqiri ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm në fillimin e furishëm të ndeshjes. Kishte shansin e parë të mirë, pasoi dy herë te bashkëlojtarët dhe më pas e dërgoi topin në kokën e Fabian Scharit te goli për 3:0”, ka shkruar gazeta zvicerane.

Shaqiri e ka vlerësuar paraqitjen ndaj Estonisë.

Edhe Shaqiri flet për golat më të bukur me Zvicrën Futboll Shaqiri flet për golat më të bukur me Zvicrën

“Kemi fituar ndeshjen, kemi luajtur mirë, nuk kemi pranuar gol. Ishte ditë e  mirë”, ka thënë Shaqiri, shkruan mediumi “20 Minuten”.

“Nuk kemi shënuar katër gola për kohë të gjatë, është ndjenjë e mirë. Mund të vazhdojmë kështu, ndonëse kundërshtarët janë më të fortë”.