Nedim Bajrami e ka quajtur ëndërr paraqitjen për Shqipërinë në Evropian.
Bajrami hyri në histori të shtunën duke realizuar pas vetëm 22 sekondash, golin ndaj Italisë. Megjithatë, Italia u rikthye dhe e përmbysi rezultatin në ndeshjen e vlefshme për Grupin B.
“Për mua ishte gjithnjë ëndërr të luaj për Shqipërinë në Evropian. Nuk e kam ditur që kam shënuar golin më të shpejtë në histori në Evropian. Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen tjetër, nuk kam kohë të mendoj për golin. Gjithë shanset duhet të provojmë t’i shndërrojmë në gola. Do të flasim me ekipin dhe trajnerin se çka duhet të përmirësojmë. Na pret ndeshja me Kroacinë dhe duhet të luftojmë për çdo top. Kemi provuar maksimumin të mos pësojmë më shumë gola. Duhet të vazhdojmë para. Në Evropian nuk të falin para golit. Duhet të luajmë me më shumë vetëbesim”, ka thënë ylli i Shqipërisë, Nedim Bajrami, pas ndeshjes me Italinë.
Rekordi Shqipërisë, pikët Italisë
Goli pas 23 sekondash nuk i ka mjaftuar Shqipërisë në ndeshjen me kampionen në fuqi të...-
Goli i Demiralit më i shpejti në histori, por vetëm për fazën nokaut
-
Nga goli më i shpejtë te tifozët fantastikë – Shqipëria ishte befasia e “Euro 2024”
-
Bajrami për ndeshjen ndaj Spanjës: Duhet të luftojmë, ta japim maksimumin
-
NYT: Bajrami, rekordmeni i “Euro 2024” që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë
-
Rekordi Shqipërisë, pikët Italisë