Euro 2024

Historia njeh një rast kur gjitha ekipet i kishin nga 4 pikë

Euro 2024

Rrallë ndodh që një grup i një turneu madhor të përfundojë me katër pikë për secilën skuadër.

Asnjëherë nuk ka ndodhur në një Kampionat Evropian, shkruan “BBC”. 

Hera e fundit kur një gjë e tillë kishte ndodhur, ishte në Kupën e Botës 1994, kur Meksika, Republika e Irlandës, Italia dhe Norvegjia, kishin një fitore, një barazim e një humbje, nga tri ndeshjet e fazës grupore.

Të katër skuadrat e kishin mbyllur grupin me goldallim të ngjashëm. Por, Norvegjia ishte eliminuar pasi kishte më pak gola të shënuar.

Një gjë e tillë mund të ndodh sonte në Grupin E të “Euro 2024”.