Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që shënon në histori të kampionateve evropiane. 16-vjeçari shënoi në fitoren e Spanjës 2:1 ndaj Francës për t’u kualifikuar në finalen e “Euro 2024”.
Pas përfundimit të ndeshjes, Yamal i është drejtuar kamerave duke thënë: “Fol tani, fol tani”.
Anësori spanjoll i është përgjigjur mesfushorit të Francës, Adrien Rabiot, i cili para ndeshjes ishte shprehur se Yamali duhet të bënte edhe më shumë për ta ndihmuar Spanjën të kalojë në finale.
“Nuk e di nëse do të jetë nën presion sepse është shumë i ri, por ka kualitet të madh dhe është lojtar me shumë cilësi. Ne e dimë se ai ruan qetësinë e tij, por padyshim që mund të jetë pak e vështirë për të... Ne do të përpiqemi t'i ushtrojmë presion dhe ta largojmë atë nga zona e tij e rehatisë nëse ai dëshiron të luajë në finale, ai duhet të bëjë më shumë gjëra se sa ka bërë deri tani”, pati thënë Rabiot.
