Përfaqësuesja e Austrisë ka luajtur me stil shumë agresiv në tri ndeshjet e para të Evropianit që po zhvillohet në Gjermani.
Por, skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick është duke udhëhequr në 11-të statistika të nxjerra nga UEFA, shkruan “Sky Sport” i Austrisë.
Sipas UEFA-s, Austria në ndeshjet e fazës grupore ka shkaktuar më së shumti ndërhyrje të palejuara, 49 gjithsej.
Por në të njëjtën kohë, Austria ka fituar 132 topa, që zë vendin e dytë pas Gjeorgjisë me 134 topa të fituar.
Me gjashtë gola të realizuar, Austria është e dyta pas Gjermanisë me tetë gola, ndërsa Sllovakia ka arritur që bashkë me Austrinë të realizojnë nga dy gola me kokë.
Edhe
Alaba po trajtohet në mënyrë të veçantë nga Rangnick
Turqia ka marrë 16-të kartonë të verdhë, më së shumti, ndërsa kapiteni Hakan Calhanoglu është i suspenduar dhe nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Austrisë në Leipzig.
Portieri i Austrisë, Patrick Pentz, ka pritur pesë gjuajtje. Vetëm portieri i Portugalisë ka më pak pritje, ndërsa në këtë statistikë prinë portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili, me 20 pritje.