UEFA synon që flamuj të Rusisë mos të shfaqen në stadium kur Ukraina e luan ndeshjen e parë në Evropian, pasi disa të tillë u shfaqën në ndeshjet e kaluara.
UEFA ka thënë se pjesëtarët e sigurimit do të mundohen të identifikojnë dhe të largojnë flamujt e Rusisë në stadiumin e Munihut, ku sot Ukraina përballet me Rumaninë.
Rusia nuk lejohet të garojë në futbollin ndërkombëtar, por qytetarët rusë kanë mundur të blejnë bileta.
Flamuri rus është shfaqur në disa ndeshje të Evropianit, duke përfshirë atë mes Skocisë e Gjermanisë.
Kishte shumë flamuj rus në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rritet numri i federatave që nuk duan të luajnë kundër rusëve
-
Ndonëse e suspenduar nga FIFA e UEFA, Rusia synon ta organizojë Evropianin 2032
-
UEFA nuk lejoi një minutë heshtje, lojtarët me plan tjetër
-
Rumania pritet të dënohet sërish, tani nga FIFA
-
Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Ukrainë – Belgjikë