Euro 2024

30 kilometra dhe saktësi prej 94 për qind – askush si Ramadani te Shqipëria

Ylber Ramadani - Euro 2024

Ndonëse Shqipëria u ndal në fazën e grupeve në Euro 2024, paraqitjet e kuqezinjëve u vlerësuan lartë.

Të mërkurën FSHF-ja ka publikuar disa statistika për mesfushorin Ylber Ramadani, që ishte prej më të dalluarve.

Ai startoi në të tri ndeshjet e Evropianit. Ramadani kishte saktësi të pasimeve prej 94,34 për qind. Ka vrapuar plot 29.69 kilometra përgjatë tri ndeshjeve.

Ramadani ishte lider i Shqipërisë në të dy këto elemente të lojës. Në fushën e blertë, Ramadani i kaloi 265 minuta.