Komisioni teknik i UEFA-s e ka vlerësuar lart mesfushorin Granit Xhaka.
Kapiteni i Zvicrës është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Francës, kampiones së botës.
Por Xhaka mori karton të verdhë dhe do të mungoj në çerekfinale të Euro 2020 ndaj Spanjës.
“Ai ishte shumë impresiv në mesfushë, në aspektin ofenziv dhe defanziv”, ka thënë Corinne Diacre nga komisioni teknik i UEFA-s. “Një lider i vërtetë për ekipin e tij, me komunikim të shkëlqyeshëm dhe me organizim”.
Artikuj të ngjashëm