Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është shprehur krenar për kalimin në çerekfinale të Euro 2020. Ai u shpall lojtar i ndeshjes ndaj Francës.
“Ndjenja është e mahnitshme. Secili që është nga Zvicra mund të jetë shumë krenarë sot. Ne kemi shkruar histori, ne kemi bërë histori. Të kthehemi në këtë mënyrë, të shfaqim shpirt dhe karakter, jam shumë krenar të jem pjesë e këtij ekipi”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes, përcjell BBC. “Ne mund të ëndërrojmë. Ne jemi ende në turne. Ne luajmë ndaj Spanjës dhe e njohim atë. Na duhet shpirti i njëjtë luftarak si sonte”, ka shtuar Xhaka.
Ai mungon me Spanjën për shkak të kartonëve.
Artikuj të ngjashëm