Euro 2020

Vlashiq më i miri i ndeshjes

Nikola Vlashiq është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes së Kroacisë me Skocinë. UEFA ka vlerësuar paraqitjen e tij. Ai shënoi golin e parë për kroatët në fitoren 3:1 që mjaftoi për avancim në raundin nokaut të Euro 2020.

“Mendoj se shumë mirë kemi hyrë në ndeshje. Ndoshta goli për 1:1 na ka lëkundur, por kemi parë që jemi ekip më i mirë dhe se kemi çdo gjë nën kontroll”, ka thënë Vlashiq. “Shpërblimi do të thotë shumë për mua. Unë gjithnjë jam në dispozicion të trajnerit, në stol apo terren. Dua që në vazhdim të turneut të jemi kështu apo edhe më të mirë”, ka theksuar Vlashiq.