UEFA u ka dhënë arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjeve nota të larta për performancën e tyre të përgjithshme që e kanë treguar deri më tani në Kampionatin Evropian.
Sipas UEFA-s, arbitrat me përpikëri po zbatojnë rregulloret, pasi po ka më shumë lojë aktive, më pak ndërhyrje dhe më pak kartonë të verdhë të treguar.
UEFA gjithashtu ka shtuar se edhe sistemi VAR po ndihmon shumë në këtë aspekt, pasi arbitrat po kanë më shumë lehtësi për të marrë vendimet e duhura në situata të vështira. Madje, thuhet se pozita jashtë lojës më nuk është problem fare në “Euro 2020”.