Suedia e pamposhtur dhe e nënvlerësuar, ka avancuar në heshtje në një të tetën e finales në Euro 2020.
Këtë e ka bërë me një trajner i cili thotë se nuk u bërtet lojtarëve sepse kjo nuk i bën ata më të mirë. Suedia do të takohet me Ukrainën të martën nga ora 21:00, në ndeshjen e fundit të një të tetës së finales.
Trajneri i Suedisë ka thënë se “t’u bërtasësh njerëzve është rrallë diçka që ndihmon ata. Kështu që unë nuk besoj se është mënyrë e punës”. Andersson ka thënë se preferon “t’u shpjegoj lojtarëve se cilat gjëra i bëjnë keq dhe si mund të përmirësohen”.
Andersson kishte një përplasje me trajnerët e Polonisë në fitoren 3:2 të Suedisë, javën e kaluar. Ai thekson se t’u bërtasësh kundërshtarëve është “gjë tjetër”.