Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Tifozët anglezë kritikohen se iu gëzuan pamjeve të një vajze gjermane duke qarë

Tifozët anglezë janë kritikuar pas skenave të pakëndshme gjatë triumfit të Anglisë ndaj Gjermanisë në 1/8 e finales të Euro 2020.

Anglia triumfoi 2:0 ndaj Gjermanisë, që ishte triumfi i parë i anglezëve ndaj gjermanëve në fazën nokaut të një turneu të madh pas plotë 55 vjetëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raheem Sterling e Harry Kane shënuan golat për Anglinë.

Dhe derisa rreth 45 mijë tifozëve anglezë në Wembley mund t’i falet festa e çmendur të martën, një moment i veçantë është kritikuar ashpër.

Mijëra tifozë anglezë kanë mundur të dëgjohen duke brohoritur kur është shfaqur imazhi i një tifoze të vogël gjermane në monitor gjigant.

Tifozja e vogël shihej me lotë në sy në duart e babait, e dëshpëruar pasi Gjermania ishte pranë eliminimit.

Por, festimi i tifozëve të Anglisë me këtë pamje është kritikuar.

Disa tifozë të Anglisë po ashtu kishin fishkëllyer gjatë intonimit të himnit të Gjermanisë.

“Ata që kanë shijuar pamjen e një vajze gjermane duke qarë, nuk meritojnë asgjë në jetë. Çfarë turpi për sportin”, ka qenë komenti i një përdoruesi në T]itter.

“Isha krenar që Anglia fitoi ndeshjen, por disa tifozë që po urrejnë vajzën e vogël gjermane që po qanë në tribuna nuk kanë njerëzi apo klas dhe duhet të turpërohen. Ata nuk janë tifozë të vërtetë anglezë”, ka shkruar një përdorues tjetër.