Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Tierney i mungon Skocisë në ndeshjen e parë në “Euro 2020”

Mbrojtësi i Arsenalit, Kieren Tierney, do t’i mungojë Skocisë në ndeshjen hapëse të Euro 2020 kundër Republikës Çeke.

Tierney nuk është në skuadrën e Steve Clarke për ndeshjen që luhet sot me fillim nga ora 15:00.

Liam Cooper, Jack Hendry dhe Grant Hanley formojnë treshen defensive.

Stuart Armstrong starton para Callum McGregor, dhe David Marshall preferohet në portë para Craig Gordonit.

Kapiteni Andy Robertson dhe Steve O’Donnell luajnë në krah të mbrojtjes, ndërsa Jon McGinn dhe Scott McTominay në mesfushë.

Çekinë do ta udhëheqë në sulm Patrik Schick. Skocia e Çekia gjenden në Grupin D të Euro 2020. 

Edhe Kosova publikon formacionin për ndeshjen miqësore ndaj Çekisë Futboll Kosova publikon formacionin për ndeshjen miqësore ndaj Çekisë


Formacionet startuese: 

Image