Euro 2020

Skocisë ia do më 18 qershor

Skocia ka fituar tetë pikë në ndeshjet e fazës grupore në Kampionate Evropiane. Dhe shtatë prej këtyre pikëve janë fituar në ndeshjet e luajtura më 18 qershor, ka raportuar sajti zytar i UEFA-s.

Më 18 qershor të vitit 1992 skocezët kishin fituar 3:0 ndaj përfaqësueses së Federatës së Unionit Sovjetik (CIS). Më 18 qershor të vitit 1996, Skocia fitoi 1:0 ndaj Zvicrës, ndërsa të premten mbrëma luajti pa gola me Anglinë.

Anglia nuk ka pranuar gol në dy ndeshjet e deritashme në Euro 2020. Këtë e kishte arritur së fundi në Euro 1992, kur luajti dy barazime pa gola.