Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Shevchenko: Ndeshja ishte shumë interesante

Ukraina e Andriy Shevchenkos ka humbur 3:2 nga Holanda, por ka shfaqur nivel të mirë të dielën mbrëma në Euro 2020.

Selektori ukrainas, Shevchenko e ka vlerësuar lart ndeshjen.

“Ishte ndeshje shumë e shpejtë dhe shumë interesante. Kishte shumë raste shënimi në të dy skuadrat. Dua të falënderoj ekipin tim për reagimin që bëri, sidomos pasi ishim duke pësuar 2:0. Ne mund të kishim humbur ndeshjen në atë moment, por nuk u ndalëm”, ka thënë Shevchenko. “Kemi gjetur energji për të ndryshuar gjërat dhe për të sulmuar. Ne kemi ndryshuar formacionin dhe jemi balancuar. Lojtarët kanë dhënë më të mirën”, ka shtuar legjenda ukrainase.