Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Shaqiri lavdëron Italinë e Mancinit

Xherdan Shaqiri

Zvicra do të përballet me Italinë në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A në “Euro 2020”.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka lavdëruar Italinë. Ai ka thënë se italianët janë të bashkuar dhe për atë edhe po fitojnë ndeshjet.

“Mendoj se skuadra e Italisë, ka një ekuilibër të shkëlqyer midis mbrojtës dhe sulmit. Ata janë shumë të fort. Ndoshta nuk kanë futbollistët e dikurshëm si Pirlo mirëpo janë një skuadër shumë cilësore që bëjnë lojë ekipore. Është e vërtetë që nuk kanë ndonjë yll të madh mirëpo trajneri Roberto Mancini ka bërë një punë shumë të mirë. Janë një ekip i bashkuar dhe kjo është arsyeja pse ata janë të suksesshme. Mendoj se ata kanë asetin më të madh pasi janë rritur së bashku dhe japin gjithçka në mënyrë ekipore dhe për këtë ata fitojnë ndeshjet” tha Shaiqiri në konferencën për media.

Zvicra renditet e dyta në Grupin A me një pikë pas barazimit me Uellsin. Lidere e grupit është Italia.

Ndeshja ndërmjet Italisë dhe Zvicrës do të zhvillohet të mekurën në “Olimpico” prej orës 21:00.