Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Santos: Më pëlqeu sjellja kolektive e skuadrës

Seleksionuesi i Portugalisë, Fernandeso Santos ka thënë se i ka pëlqyer shumë sjellja kolektive e lojtarëve të tij.

Portugalia barazoi 2:2 sonte me Francën dhe siguroi kalimin në fazën nokaut të Euro 2020 si e treta e Grupit F.

Në 1/8 e finales do të përballet me Belgjikën.

“Ajo që më ka pëlqyer vërtetë ishte sjellja kolektive e skuadrës. Kur u pyeta se çfarë duhet të bëjmë ndryshe nga ndeshja kundër Gjermanisë, unë thashë të jemi vetëvetja. Jemi të fortë, konsistent, me shpirt fenomenal. Mund të vazhdojmë të përmirësohemi. Në pjesën e dytë nuk nisëm mirë, por e rimorëm veten”, ka thënë Santos. “Tash duhet të mendojmë për Belgjikën, që është kundërshtarë i fortë. Nëse shikojmë renditjen, është e para Belgjika. Por, të vlerësojmë dhe kuptojmë se çfarë mund të bëjmë për këtë ndeshje”.

Ai ka thënë se është disavantazh që Belgjika do të ketë 48 orë më tepër pushim.

“Ne duhet të rikuperohemi shpejt. Nuk mund të mendojmë këtë si hendikep. Të shohim, të analizojmë kundërshtarin e të përgatitemi për ndeshjen si zakonisht. Të ecim para”, ka deklaruar Santos.