Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Rudigeri mohon se e ka kafshuar Pogban

Antonio Rudiger ka mohuar se e ka kafshuar Paul Pogban në humbjen e Gjermanisë nga Franca ndonëse fotografitë e incidentit jepnin tjetër mendim. Franca e fitoi ndeshjen e parë të kampanjës “Euro 2020” me rezultatin 1:0, dhe do të jetë më e qetë në vazhdim të Grupit F.

Autogoli i Mats Hummelsit ia dha fitoren francezëve. Pogba kishte thënë pas ndeshjes se “kafshimi i Rudigerit ishte i lehtë”, dhe ka kërkuar nga UEFA që të mos e suspendojë Rudigerin.

“Nuk duhej që t’i afrohesha me gojë në shpinë. Jepte tjetër imazh”, ka thënë 28-vjeçari Rudiger pas ndeshjes. “Unë dhe Paul kemi folur si shokë pas përfundimit të ndeshjes”, përfundoi ai. Gjermania do të luajë të shtunën kundër Portugalisë, ndërsa Franca ballafaqohet me Hungarinë.

Artikuj të ngjashëm