Mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudiger ka folur para ndeshjes me Francën.
Mbrojtësi i Chelseat pret një takim të vështirë ndaj “Gjelave”. Por 28-vjeçari beson se mund të arrihet rezultat pozitiv nga ky takim.
“Duhet të jemi më agresiv në fazën e mbrojtjes, pasi e dimë që kanë një sulm me lojtarë jashtëzakonisht të mirë. Besoj se kemi cilësitë e duhura për të arritur gjëra të mëdha në këtë Evropian. Duhet të jemi të përqendruar dhe ta nisim sa më mirë këtë turne”, deklaroi Rudiger.
Ndeshja Francë – Gjermani, luhet të martën nga ora 21:00.
Artikuj të ngjashëm