Ish-sulmuesi anglez, Wayne Rooney, thotë se lojtari më i mirë deri më tani në “Euro 2020”, është mesfushori Paul Pogba, pavarësisht eliminimit të Francës nga Kampionati Evropian.
“Paul Pogba është lojtari më i mirë deri më tani në Euro 2020 përkundër eliminimit nga Zvicra. Ai ka bërë paraqitje fantastike duke luajtur për ekipin. Ka ndihmuar pjesën e sulmit me topa përderisa bëri një dyshe të fort në mesin e fushës me N’Golo Kanten”, u shpreh Rooney.