Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Ronaldo i vendosur për arritje tjera historike në “Euro 2020”

Cristiano Ronaldo do të bëj përpjekje për të shkruar edhe më shumë histori në Kampionat Evropian, kur Portugalia të takohet me Belgjikën në një të tetën e finales, sonte prej orës 21:00.

Ronaldo tashmë ka vendosur rekordin për më së shumë gola në turne dhe ësbtë bërë i pari që ka shënuar në pesë Kampionate të ndryshme Evropiane. Ai po ashtu është barazuar me ish-reprezentuesin e Iranit, Ali Daei, për më së shumti gola në futbollin ndërkombëtar. Të dy i kanë nga 109.

Kampionia në fuqi, Portugalia, takohet me Belgjikën në Sevilla. Nga ora 18:00 takohen Holanda e Çekia. Kjo ndeshje luhet në Budapest.