Euro 2020

Rexhepi: Punën që po bën Muhamed Sejdiuni, nuk e kanë bërë paraardhësit e tij

Ndihmëstrajneri i Maqedonisë së Veriut, Xhengiz Rexhepi ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk është dalluar aspak nga Austria dhe Holanda për nga orgnaizimi. Dhe, kjo sipas Rexhepit, falë punës që po bën kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini.

Ai ka thënë se për të ardhmen e tij te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, do të flas me kryetarin Sejdini.

“Do të bisedoj me kryetarin Muhamed Sejdini, për punën që ka bërë. Ne kemi qenë në Evropian, por nuk jemi dalluar nga Austria, Holanda, pasi kemi pasur organizim të lart. Punën që po bën shqiptari Muhamed Sejdini, nuk e kanë bërë në të kaluarën kryetarët maqedonas. Kryetari do të flas me seleksionuesin e ri, që është i njohur në Maqedoni. Përfaqësuesen U-21 e ka dërguar në Evropian dhe nga ajo gjeneratë e udhëhequr nga ai, kanë dalë 60 apo 70 % të lojtarëve aktual te Maqedonia e Veriut”, ka thënë Rexhepi në emisionin sportiv të KTV-së, Sporti Total.