Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Rekordi i sprinteve – 277

Në 277 ka arritur shifra e sprinteve që danezi Joakim Maehle i ka bërë në Euro 2020, njofton UEFA. Për sprinte (vrapime të shpejta), ai qëndron dukshëm para Raheem Sterling të Anglisë që kishte 248. Pesëshen e parë e përbëjnë edhe Vladimir Coufal i Çekisë (246 sprinte), Pierre-Emile Hojbjerg i Danimarkës (244 sprinte) dhe Jordi Alba i Spanjës (236 sprinte).

“Mbrojtësi i Atalantas, Joakim Maehle është larguar nga Evropiani me reputacion të rritur ndjeshëm. Vrapimet e tij të shpeshta ishin një kërcënim për kundërshtarët në të gjithë turneun”, ka shkruar UEFA.

Giovani Di Lorenzo ka bërë 235 sprinte për Italinë dhe për pak mbeti jashtë pesëshes së parë. Sterling kishte 63 sprinte në gjysmëfinale, prej 248 gjithsej në Evropian. Ai ka pasur sprinte më të shumti prej të gjithë lojtarëve në gjysmëfinale.

Për pasime vendimtare prinë Pedri me 31, i përcjellë nga bashkëlojtarët te Spanja, Koke e Jordi Alba me nga 19.

Driblime të suksesshme më së shumti kishte Raheem Sterling i Anglisë – 18. 13 driblime të suksesshme i ka Martin Braithwaite i Danimarkës, ndërsa 11 Andriy Yarmolenko i Ukrainës.

Andy Robertson i Skocisë i ka 12 krosime, një më shumë se David Alaba i Austrisë, Ricardo Rodriguez i Zvicrës dhe Daniel James i Uellsit.

Artikuj të ngjashëm