Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Protestë me parashutë para ndeshjes Francë – Gjermani

Një protestues i “Greenpeace” është futur me parashutë në stadiumin në Mynih para ndeshjes së “Euro 2020” mes Francës e Gjermanisë.

Ai u fut në stadium por duket se humbi kontrollin pasi hasi në kabllo të lidhura në çati nga kamerat televizive.

Ai me vështirësi evitoi përplasjen me tifozët dhe arriti të futej në fushë, ku lojtarët e Gjermanisë, Antonio Ruediger dhe Robin Gosens ishin të parët që iu afruan.

Më pas ai u largua nga sigurimi i stadiumit.

Në parashutë kishte të shkruar “Largoni naftën. Greenpeace”.