Euro 2020

Policia gjermane konfirmon se kishte nën kontroll protestuesin

Policia e Munichut ka bërë të ditur se kishte nën kontroll aktivistin që u hodh me parashutë në “Allianz Arena” të martën në ndeshjen Gjermani – Francë.

Protestuesi i Greenpeace lëndoi disa persona gjatë lëshimit në stadium, duke ngjallur frikë te tifozët e pranishëm në stadium.

“Ne e kishim nën kontroll të gjithë situatën. Nëse policia do të kishte përcaktuar që ky ishte një sulm terrorist, ai do të kishte paguar me jetën e tij, por ata panë logon e Greenpeace”, deklaroi Joachim Herrmann.

Aktivisti 38-vjeçar u lirua nga paraburgimi dhe po ndiqet me një numër akuzash.