Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Portugalia në histori të evropianëve

Portugalia është bërë kombëtarja e parë në Evropë që ka pësuar dy autogola në një ndeshje të vetme të turneve të mëdhenj të futbollit, në kampionate botërore apo evropiane.

Kampioni i Evropës pësoi dy autogola për vetëm katër minuta ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme të Grupit F në “Euro 2020”.

Ruben Dias dhe Raphael Guerreiro gabimisht qëlluan në portën e tyre në minutat 35 dhe 39.

Gjermania po prin në fund të pjesë së parë me rezultat 2:1.