Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Pedri: Kemi një skuadër të mirë

Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Pedri, është një ndër lojtarët më të dalluar te Spanja.

18-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të trajnerit Luis Enrique.

Futbollisti i Barcelonës beson se Spanja ka treguar ndeshje të mira dhe është me meritë në gjysmëfinale.

“Ne kemi një skuadër me lojtarë fantastikë dhe asnjëherë nuk kemi pasur dyshime. Që nga fillimi, e kemi ditur se jemi një ekip me potencial dhe besoj se kemi arritur ta tregojmë këtë në ndeshjet e luajtura”, deklaroi Pedri.

Pedri deri në këtë fazë është futbollisti që ka përshkuar më së shumi kilometra në fushë, 61.5 kilometra në pesë ndeshjet e para, me shpejtësi prej 30.4km/h.