Ka filluar ndeshja derbi e Grupit F të Euro 2020 mes Francës e Gjermanisë. Ndeshja po luhet në stadiumin “Fussball Arena” në Mynih.
Franca kundër Gjermanisë starton me formacion 4-3-1-2. Në portë te Franca është Hugo Lloris, ndërsa në katërshen në mbrojtje janë Benjamin Pavard, Raphael Varane, Presnel Kimpembe dhe Lucas Hernandez, në mesfushë do të luajnë Adrien Rabiot, N’Golo Kante e Paul Pogba, ndërsa vija ofensive do të udhëhiqet nga treshja Antoine Griezmann, Karim Benzema e Kylian Mbappe.
Griezmann është pak më i tërhequr se Benzema e Mbappe.
Ndërkohë Gjermania do të luajë me formacion 3-4-2-1.
Në portë te Gjermania është Manuel Neuer, treshja defensive përbëhet nga Matthias Ginter, Mats Hummels e Antonio Ruediger. Në mesfushë janë Joshua Kimmich, Ilkay Gundogan, Toni Kroos e Robin Gosens. Në krah të sulmit janë Kai Havertz e Thomas Mueller, ndërsa në qendër të sulmit Serge Gnabry.