Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Nego e Spinazzola, lojtarët me shpejtësi maksimale në Euro 2020

Eksploziviteti vlerësohet shumë i rëndësishëm në futbollin modern. Në një ngjarje të madhe si Evropiani, të nisesh para të tjerëve ka shumë peshë. Dhe janë disa lojtarë që dallohen për shpejtësi të arritur.

Ndoshta është befasi që Loic Nego i Hungarisë ka arritur shpejtësinë më të madhe në Evropian. Ai ka arritur shpejtësi prej 33.8 kilometra në orë, njofton UEFA. Shpejtësi të njëjtë arriti vetëm edhe Leonardo Spinazzola i Italisë.

Në një garë imagjinare mes më të shpejtëve, do të duhej fotofinishi për ta përcaktuar fituesin. Kingsley Coman i Francës arriti shpejtësi maksimale prej 33.7 kilometra. Cody Gakpo i Holandës arriti shpejtësi prej 33.6 kilometra, kurse 33.5 kilometra shpejtësinë maksimale e kishin Daniel James i Uellsit dhe Marcus Rashford i Anglisë.