Kampionati Evropian i sivjetmi ishte edicioni i 16-t i organizuar nga Konfederata Evropiane e Futbollit. Ky Evropian ka sjellë shumë ndeshje interesante për mijëra tifozë në Evropë, por vet turneu u ka ofruar para të majme 24 ekipeve pjesëmarrëse.
Në këtë edicion të Kampionatit Evropian ka pasur ngritje të madhe financiare, 23% më shumë se sa i kaluari.
Fituesi i Evropianit të sivjetmë do ta marrë trofeun e çmuar dhe do të vlerësohej si skuadra më e mirë në Evropë. Megjithatë, do të fuste në xhep edhe 40.1 milionë dollarë.
Kjo është shuma totale që është mbledhur edhe nga fitoret nëpër grupe, ndërsa të tjerat vijnë nga secila fitore në fazën e nokautit.
Këtë vit, secili ekip ka marrë 10.91 milionë dollarë vetëm për kualifikim, ndërsa fitoret janë vlerësuar me 1.77 milionë dollarë, kurse barazimet me 884 mijë dollarë.