Frank Lampard dhe Steven Gerrard asnjëherë nuk janë përshtatur si dyshe te Përfaqësuesja e Anglisë.
Për 14 vjet, yjet nga skuadra e Chelseat dhe Liverpoolit kanë luajtur bashkë te “Tre Luanët” të cilët nuk kanë fituar ndonjë trofe.
Lampardi ka thënë se është pikërisht Gareth Southgate ai i cili e ka krijuar një grup të bashkuar e që po shkon drejt triumfit të parë në Kampionatin Evropian.
Fakti tjetër për suksesin e Anglisë dhe Southgatet është se ai i njeh shumicën e futbollistëve prej gjeneratave të reja.
Stones, Kane, Pickford, Shaw, Sterling, Grealish, Rashford dhe Chilwell ishin nën urdhrat e Southgatet te Anglia U21.
Në vitin 2017, Foden dhe Sancho u shpallën kampion të botës.
Mosha mesatare e ekipit është 25.3 vjet te Anglia në këtë Evropian, ndërsa në Kupën e Botës “Rusia 2018” ishte 26. Në Rusi, anglezët shkuan deri në gjysmëfinale.
“Është Anglia më e bashkuar që kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë Jordan Henderson.
Në Përfaqësuesen e Anglisë janë lojtarë nga 16 skuadra të ndryshme evropiane.
Southgate nga 26 lojtarë sa i ka në total, i ka përdorur 21 prej tyre.
Vetëm Rasmdale, Johnstone, White, Coady dhe Chilwell nuk kanë luajtur ende.