Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Maqedonia V. bëhet e para përfaqësuese që eliminohet nga Evropiani

Ndonëse ka pasur paraqitje solide në dy ndeshjet e deritashme, Maqedonia e Veriut të enjten mbrëma është bërë përfaqësuesja e parë që është eliminuar nga Euro 2020.

Në fakt Maqedonia V. e ka edhe një ndeshje, por nuk ka gjasa për të avancuar në fazën nokaut. Fitorja e Holandës ndaj Austrisë ka bërë që Maqedonia V. të jetë pa gjasa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Maqedonia V. ka humbur fillimisht nga Austria, 3:1 e të enjten edhe nga Ukraina, 2:1. Edhe nëse më 21 qershor e mposht Holandën, që është pak e mundshme, Maqedonia V. do të renditet e fundit në Grupin C. Kjo për faktin që ka humbur duelet direkte me Ukrainën e Austrinë, përfaqësueset që potencialisht mund të mbesin me tri pikë.