Anglia “duhet të sigurohet” që nuk do të përsëritja e humbjes në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror ndaj Kroacisë kur të përballet me Danimarkën në gjysmëfinale të “Euro 2020”, ka thënë mbrojtësi Harry Maguire. Anglia luan kundër Danimarkës të mërkurën mbrëma në “Wembley”, gati tri vjet pas humbjes që e pësoi në Botërorin “Rusia 2018” nga Kroacia me rezultatin 2:1.
Fitorja 4:0 e Anglisë në çerekfinale ndaj Ukrainës të shtunën e shkuar, e dërgoi ekipin e përzgjedhësit Gareth Southgate në mesin e katër skuadrave më të mira të Evropës. “Jemi të motivuar për gjysmëfinalen ndaj Danimarkës”, tha Maguire.
“Humbja në gjysmëfinalen e Botërorit na lëndoi shumë, dhe nuk duam që kjo të përsëritet edhe të mërkurën mbrëma.”
Kapiteni i Manchester Unitedit, i cili është rikuperuar nga një dëmtim në kyçin e këmbës për të qenë titullar në tri ndeshjet e fundit të Anglisë në “Euro 2020”, tha se skuadra e Southgatet është përmirësuar ndjeshëm që nga Kampionati Botëror i vitit 2018.
“Unë mendoj se jemi shumë më të mirë tani. Ne kemi mësuar nga ajo përvojë e Botërorit”, tha Maguire.
-
Anglia synon të përmirësojë përshtypjet në ndeshjen ndaj Danimarkës
-
Tifozët anglezë kanë filluar të ëndërrojnë për sukses në “Euro 2020”
-
Pas kalimit në çerekfinale, Anglia mban gjallë shpresat për triumf në Evropian
-
Maguire shpreson të luajë ndaj Çekisë
-
Maguire në “luftë” me kohën për të qenë gati për “Euro 2020”