Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Lukaku, De Bruyne dhe Hazard stërviten të ndarë nga grupi

Yjet e Belgjikës, Romelu Lukaku, Kevin de Bruyne dhe kapiteni Eden Hazard kanë stërvitur të ndarë nga grupi, që vazhdon përgatitjet për ndeshjen e një të tetës së finales të Evropianit.

Pjesa tjetër e lojtarëve të udhëhequr nga përzgjedhësi Roberto Martinez ka punuar sipas planit.

Nuk raportohet për arsyen pse Lukaku, De Bruyne dhe Hazard ishin të ndarë nga grupi gjatë stërvitjes së zhvilluar të mërkurën.