Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus, ka kritikuar paraqitjen e Toni Krossit në “Euro 2020”. Ai ka thënë se nuk ka parë paraqitje të mira të Kroosit, sidomos në ndeshjen kundër Anglisë në një të tetën e finales të Evropianit.
“Ka munguar pasioni, zjarri dhe pasimet vertikale. Topat e tij ishin të sheshtë dhe fluturues si modeli i tij i flokëve”, ka thënë Matthaus, duke insistuar se nuk ka asgjë personale me futbollistin e Real Madridit.
Kroos pas eliminimit ka njoftuar pensionimin e tij nga Gjermania.
“Kjo nuk është asgjë personale. E përgëzoj për gjithçka që ka arritur në Real Madrid dhe në ekipin përfaqësues. E vlerësoj karrierën e tij”, ka theksuar Matthaus.