Futbollisti i FC Llapit, Kastriot Selamni ka pasur vetëm fjalë të mirë për yllin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin.
Selmani thotë se Shaqiri ka treguar kualitetin dhe cilësitë të cilat i ka pikërisht në ndeshjen ndaj Turqisë.
“Shaqiri në dy ndeshjet e parë nuk ishte ai që jemi mësuar ta shohim. Sot ju tregoi të gjithëve çfarë kualitetet dhe cilësie ka duke shënuar dy gola të bukur. Besoj që me këto gola do të arrij t’i siguroj kualifikimin Zvicrës nga vendi i tretë”, deklaroi Selmani në Sportin Total në KTV.