Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Kane barazon rekordin e Linekerit

Me golin ndaj Danimarkës në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, ka çuar në 10 shifrën e golave personalë në turnetë e mëdhenj të futbollit – Kampionate Botërore a Evropiane.

Me këtë shifër ai ka barazuar legjendën Gary Lineker për më së shumti gola në kampionate të tilla për “Tre Luanët”.

Në “Euro 2020”, Kane ka realizuar katër gola deri tash.