Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

“Italia me meritë në gjysmëfinale – Zvicrës i mungoi fati”

Dy trajnerët e futbollit, Sami Sermaxhaj dhe Agon Ramadani, kanë thënë se Italia ka kaluar me meritë në gjysmëfinale të Euro 2020, ndërsa Zvicrës i mungoi fati në ekzekutimin e penalltive kundër Spanjës.

Sermaxhaj në ‘’Sporti në KTV’’ u shpreh se ky Evropian është më interesante se kurrë sepse po prodhon rezultate të paparashikueshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

‘’Jo vetëm këto dy ndeshje, por i gjithë Kampionati është tejet interesant pasi po prodhojnë rezultate që nuk mund të parashikohen. Pamë një Zvicër që në aspektin mental është shumë e fortë, si ndaj Francës që ishte në disavantazh dhe sot ndaj një Spanje të fortë, arriti të barazonte rezultatin dhe me një lojtar më pak ishte shumë stabile. Në gjuajtjen e penalltive ishte e hendikepuar, pasi mungonin Seferoviq, Xhaka, Shaqiri e të tjerë. Sot Italia tregoi që është një ekip shumë i komponuar. Përveç që tregoi se di të mbrohej, Italia luajti më mirë edhe në posedim të topit. Po dëshmohet ajo që italianët janë të parë sa i përket taktikës. Mancini ka ndryshuar një koncept. E kanë ruajtur lojën defanzive, por e kanë plotësuar me lojën e mirë sulmuese’’, deklaroi Sermaxhaj.

Ndërkohë, Ramadani e sheh Anglinë dhe Italinë si pretedentët kryesorë për të triumfuar në fund.

‘’Kanë qenë dy ndeshje mjaft të mira, sidomos ndeshja Belgjikë – Itali. Belgjika ishte një nga favoritët. Italia me shumë meritë ka arritur në gjysmëfinale. Po e shohim një Itali shumë ndryshe nga herët e tjera. Anglia dhe Italia janë pretedentët kryesorë për të triumfuar. Zvicrës i mungoi fati në ndeshjen ndaj Spanjës’’, ka thënë Ramadani.