Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Finalja e Euro 2020, trofeu “në shtëpi” apo në Romë

T’i dëgjosh lojtarët e Anglisë teksa e këndojnë së bashku me turmën e mbledhur në “Wembley Stadium” këngën “Sweet Caroline” – “so good, so good”, përmbledh tamam shpirtin e lirë rinor të një grupi të pangarkuar që po provon ta përfundojë etjen 55-vjeçare të një trofeu në finalen e së dielës.

Ta dëgjosh mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini, teksa flet për gjithë rrugëtimin, tregon se presioni për ta fituar trofeun për shtetin tënd mund të jetë motivim për veten dhe skuadrën, veçanërisht në karrierën drejt fundit.

“Ndoshta si 36-vjeçar e ndien më shumë”, ka thënë Chiellini, “sepse e kupton më shumë se sa e vështirë është puna që bëhet për këtë”.

Finalja e së dielës në Kampionatin Evropian për Anglinë do të jetë e para qëkur e fitoi Kupën e Botës 1966 dhe për kundërshtare do ta ketë njërën prej skuadrave më të suksesshme të kontinentit.

Trofeu i fundit nga katër kupat e botës të fituara nga Italia ishte ai i vitit 2006, kur Chiellini tashmë kishte debutuar me përfaqësuesen, por nuk kishte luajtur në turne. Por, përfaqësuesja nuk mund të krahasohet me suksesin në Kampionatin Evropian, pasi e ka fituar vetëm një herë titullin – në vitin 1968.

Edhe Italia nis mbrojtjen e titullit ndaj Anglisë Sport Italia nis mbrojtjen e titullit ndaj Anglisë

Italia, megjithatë, ka arritur vetëm dy herë në finale në vitet e fundit – në vitin 2000 dhe 2012 – kurse Anglia nuk i është afruar një suksesi të tillë deri tani.

Shkaku i masave të rrepta të udhëtimeve drejt Londrës për shkak të pandemisë, turma prej 66,000 tifozëve në “Wembley Stadium” do të jetë e mbushur me tifozë anglezë për momentin më të mirë të ekipit që prej vitit 1966, kur përzgjedhësi Gareth Southgate nuk ishte fare i lindur.

Triumfi në “Euro 2020” do të ishte shpëtim për Southgaten, i cili humbi penalltinë në “Euro ’96” kundër Gjermanisë dhe ia mohoi Anglisë shansin për të shkuar në finale.

“E di se nuk do të ishte e mjaftueshme për mua dhe pjesën tjetër të stafit dhe lojtarët nëse nuk e fitojmë turneun tani”, ka thënë Southgate. “Merrni mesazhe të mira që thonë ‘çfarëdo le të ndodhë tani’, por kjo nuk do të jetë njësoj në ditën e hënë. Duhet që të bëjmë sa më mirë. Duhet të dalim në skenë e të fitojmë. U kam thënë lojtarëve... Njerëzit e respektojnë atë se si ka qenë gara dhe se lojtarët e kanë përfaqësuar shtetin në mënyrën më të mirë, por tani ata mund ta zgjedhin ngjyrën e medaljes”.

Italia nuk u kualifikua fare për Kupën e Botës 2018, por ka shkuar në 33 ndeshje të njëpasnjëshme si e pamposhtur nën drejtimin e Roberto Mancinit.

“Në fillim, kur ai na tha ta kemi mendjen në idenë e triumfit në Evropian, menduam se ai ishte i çmendur”, ka theksuar Chiellini. “Në fakt, gjatë këtyre viteve ai ka krijuar një ekip që mund të bëjë diçka. Dhe ai na ka përsëritur pas çdo ndeshjeje: ‘Një centimetër pas një kohe’ dhe tani ka mbetur vetëm edhe një centimetër”.

Italianët duhet ta gjejnë rrugën për ta kaluar një kundërshtar që e ka pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në “Euro 2020” dhe të përballet me Harry Kanen i cili nuk kishte shënuar fare gol në fazën e grupeve.

Edhe Finalja e dy skuadrave më të përgatitura Euro 2020 Finalja e dy skuadrave më të përgatitura

“Tek Anglia qartë se nuk është vetëm Kane, sepse ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm në krah”, ka thënë Chiellini, “dhe zëvendësuesit e tyre mund të jenë të gjithë në njëmbëdhjetëshen titullare tek ekipi që mund ta fitojë këtë turne”.

Turnetë mund të përcaktojnë, të riformojnë perceptimet dhe të lartësojnë lojtarë.

Vetëm shikoje Federico Chiesan, i cili nuk ishte as titullar për Italinë në fillim të “Euro 2020”, por shënoi gola kyç në fazën nokaut.

Merre Raheem Sterlingun, vendi i të cilit te formacioni i Anglisë ishte në pikëpyetje për shkak të dështimit të tij për të shënuar në turnetë e kaluar dhe ngecja e tij te Manchester City. Ai u përgjigj me shënimin e golave të Anglisë në fazën e grupeve, e realizoi golin e parë të fitores kundër Gjermanisë në 1/8 e finales dhe rreziku i sulmit të tij çoi në akordimin e penalltisë për Anglinë në gjysmëfinalen e fituar kundër Danimarkës.

“Çfarë ai ka bërë për neve dhe pjesa joegoiste e lojës së tij nuk duan koment”, ka thënë John Stones, bashkëlojtar i Sterlingut tek Anglia dhe te City. “Por, ne lojtarët e shohim. Ai krijon rrezik të madh kur niset përpara dhe sa i drejtpërdrejtë ka qenë në këto lojë dhe është gjë shumë e mirë të luash me të. Jam shumë i sigurt se ai do të japë gjithçka të dielën, do të jetë i rrezikshëm dhe shpresoj që të shënojë një tjetër gol dhe të shohim se si do të përfundojë më pas takimi”.

e sjell futbollin drejt fundit të paprecedent të periudhës penguese të pandemisë qëkur Kampionati Evropian nisi 60 vjet më parë, duke u kompletuar një turne i veçantë, i shtrirë në kontinent si kurrë më parë, pasi u shty për një vit.

Edhe Italia futet në finale të “Euro 2020” me avantazh historik ndaj Anglisë Euro 2020 Italia futet në finale të “Euro 2020” me avantazh historik ndaj Anglisë

Tifozët anglezë mbushen me energji pas rreshtave “Futbolli po vjen në shtëpi” në himnin e ekipit të tyre.

“Në shtëpi” apo në Romë? Do ta mësojmë të dielën mbrëma.