Memphis Depay e ka kaluar në epërsi Holandën përballë Maqedonisë së veriut. Depay shënoi në minutën e 24-t me asistim të Donyell Malen.
U pretendua se pati ndërhyrje të palejuar në Goran Pandevin e Maqedonisë së Veriut, por pas rishikimit nëpërmjet sistemi VAR, gjyqtari rumun, Istvan Kovacs pranoi si të rregullt golin e Depayt, që ishte i dyti për të në “Euro 2020”.