Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Alessandro Del Piero, e ka lavdëruar paraqitjen e Italisë kundër Zvicrës.
Italianët fituan me rezultat 3:0, me dy golat e Maunel Locatellit dhe një të Ciro Immobbiles. Triumfi ia ka siguruar Italisë kalimin në fazën e nokautit.
“Ekipi ishte në gjendje të luftonte, të mbrohej mirë. Ishte një shfaqje përfekte”, tha Del Piero. Ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A, italianët e luajnë kundër Uellsit.