Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

De Boer: Vendimtar ishte kartoni i kuq

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Holandës, Frank de Boer ka thënë se vendimtar në humbjen e ekipit të tij ishte momenti i kartonit të kuq i marrë nga mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt. Ai ka theksuar se Holanda humbi disa raste shënimi, të cilat më pas i kushtuan. Holanda u eliminua nga Çekia në një të tetën e finales të Evropianit. U mposht të dielën nga çekët me shifrat, 2:0.

“Ata ishin kundërshtarë të vështirë, por unë mendova se ishim më të mirë deri në kartonin e kuq. Ne e dominuam lojën. Denzel Dumfries arriti në rast dy herë në pjesën e parë dhe kështu bëri edhe Patrick van Aanholt. Por, në secilin rast, topi përfundimtar mund të ketë qenë më i mirë. Ndeshje si kjo sillen rreth një ose dy momenteve. Kishim njërin prej tyre me Donyell Malen dhe disa sekonda më vonë ishim me dhjetë futbollistë. Dhe, gjëja më e keqe që mund të bësh kundër një ekipi si ky është të mbetesh prapa. Atëherë ata mund të luajnë lojën saktësisht ashtu si dëshirojnë”, ka thënë De Boer pas ndeshjes.

 

Artikuj të ngjashëm