Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Cannavaro beson në cilësitë e Chiellinit e Bonuccit

Foto: Getty Images

Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro beson se mbrojtësit e Juventusit Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci mund ta ndalin sulmuesin e Interit. Italia përballet me Belgjikën në çerekfinale të “Euro 2020” të premten.

Skuadra e drejtuar nga selektori Roberto Mancini fitoi tre ndeshjet e para të fazës së gupeve, por iu desh koha shtesë për ta mposhtur Austrinë në një të tetën e finales të Evropianit. Cannavaro nuk pajtohet që ekipi aktual i Italisë me atë të 2006, kur italianët fituan Kupën e Botës, është i ngjashëm.

“Ju lutem mos bëni krahasime me të kaluarën. Kjo Itali është e ngjashme me vetveten. Ata po përmirësohen dhe po krijojnë diçka unike. Më pëlqen mënyra se si luajnë dhe rezultatet që po i arrijnë. Nuk mund të qëndroni të pamposhtur për 31 ndeshje nëse nuk keni qëndrueshmëri”, ka thënë Cannavaro n një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.