Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, u bë lojtari më i ri që ka luajtur në një Kampionat Evropian. Bellinghami luajti me 17 vjet e 349 ditë. Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 82-të në fitoren 1:0 të Anglisë kundër Kroacisë.
Lojtari më i ri para tij ishte Jetro Willems. Willems ishte 18 vjeçar kur luajti për Holandën në “Euro 2012”.